Atletiko Madrid fiton dhe merr kreun

https://www.youtube.com/watch?v=nZUayJxPruE

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeno arriti fitore ndaj Celtas Vigos me rezultat 0-2.

Pjesa e parë ishte pa gola dhe me pak raste, ndërsa pjesa e dytë ishte me gola dhe raste.

Me të filluar pjesa e dytë francezi Antoine Griezmann i dha Atleticos epërsinë, ndërsa goli i sigurisë erdhi nga anësori belg, Carrasco, në minutën e 80-të.

Pas kësaj fitoreje Atletico Madridi ngjitet në vendin e parë me 44 pikë nga 19 ndeshje.

Por, duhet të kujtojmë se Barcelona e cila është në vendin e dytë me 42 pikë, ka një ndeshje më pak.

Pin It