Juventusi i afrohet kreut (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=ASAsqa7Shcw

Juventusi ka arritur fitore me rezultat 1-2 kundër Sampdorias.

Zonja e Vjetër dominoi gjatë gjithë takimit në Stadio Luigi Ferraris, ndërsa vendasit përveç golit nuk treguan asgjë tjetër.

Epërsia e Juventusit erdhi në minutën e 17-të nga mesfushori francez, Paul Pogba, i cili me një gol të bukur mposhti ish-portierin e Interit, Emiliano Viviano dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë mesfushori gjerman, Sami Khedira (46’), i asistuar nga Paulo Dybala shënoi për 0-2.

Goli i nderit për Sampdorian erdhi nga Antonio Cassano në minutën e 64-të.

Pas kësaj fitore Juventusi ngjitet në vendin e dytë me 39 pikë, aq sa ka Interi në vendin e parë.

Vendi i parë në Serie A pas javës së 19-të i takon Napolit, ndërsa Sampdoria vazhdon të qëndrojë në pozitën e 13-të.

Javën e ardhshme skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri luan kundër Udineses.

Pin It