Autobusi i shkollës i shndërruar në një shtëpi mobile

Michael Fuehrer u nis për një udhëtim disa ditorë me shokët e tij me autobusin e shkollës, e më pas e pëlqeu aq shumë autobusin saqë e shndërroi në një shtëpi me rrota, me të cilin po udhëton në vende të ndryshme të botës.

Blogeri Fuehrer e bleu autobusin e shkollës në Craigslist për vetëm 3600 dollarë në maj të vitit të kaluar dhe iu deshën nëntë muaj që të kryej renovimet dhe ta shndërroi në një shtëpi mobile.

Ai ka arritur t’i ndërtoj një kulm në formë tarrace dhe panele solare që të ketë rrymë të mjaftueshme për pajisjet e tij brenda autobusit të shndërruar në shtëpi.

Brenda tij mund të akomodohen dhe të kalojnë një  fundjavë deri në gjashtë persona. Ai thotë se ky është vetëm fillimi, pasi planifikon të shëtis në çdo cep të botës.

Pin It