Bankers kalon zyrtarisht në duart e kinezëve të Geo-Jade

download

Bankers Petroleum njoftoi sot se ka marrë miratimin e aksionerëve për marrëveshjen e propozuar  me degën e Geo-Jade Petroleum Corporation. Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të blejë të gjitha aksionet e emetuara dhe të përbashkëta të Bankers përmes degëve të saj me një çmim prej 2.20 dollarë kanadezë për aksion. Marrëveshja është miratuar nga 97 për qind e votave të aksionerëve të pranishëm personalisht ose të përfaqësuar me prokurë në takimin e veçantë të aksionerëve që u mbajt dje.
Përfundimi i Marrëveshjes është subjekt i miratimeve rregullatore mbështetur në Aktin e Investimeve Kanada dhe Administratën Kineze Shtetërore të Këmbimit Valutor. Bankers është informuar ndërkohë se Industry Canada që operon nën Aktin e Investimeve Kanada e ka zgjatur afatin për shqyrtimin e marrëveshjes deri më 27 qershor 2016. Për shkak të kësaj zgjatjeje, kompania tani parashikon mbylljen e marrëveshjes në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.

Pas përfundimit me sukses të marrëveshjes aksionet Bankers do të çregjistrohen nga bursa e Torontos dhe nga Bursa e Londrës.

Pin It