Konfliktet dhe dhuna, rekord shpërnguljesh gjatë 2015

raporti-zhvendosja

Shpërnguljet e njerëzve nga vendet e tyre si pasojë e konflikteve dhe dhunës vendosën rekord gjatë vitit 2015. Sipas të dhënave të Qendrës së Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme (Internal Displacement Monitoring Centre – IDMC) numri i njerëzve që u shpërngulën nga shtetet e tyre gjatë vitit të kaluar arritit në 40.8 milionë.

Raporti tregon se më tepër se gjysma e kësaj shifre i takon Lindjes së mesme për shkak të gjendjes së konflikteve dhe dhunës në atë territor. Numri më i madh i të shpërngulurve është nga Jemeni dhe Siria.

Sipas hartës së IDMC numri i shpërnguljeve për Shqipërinë gjatë vitti 2015 është 4200. Shkak janë katastrofat e ndryshme natyrore. Ndër vendet e rajonit shpërngullje ka patur edhe Maqedonia e Bosnja dhe Hercegovina për shkak të konflikteve të brendshme.

Pin It