Ulja e duhanpirjes, OBSH vendos objektiva

o-QUIT-SMOKING

Duhanpirja është një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në Shqipëri, ndërsa Organizata Botërore e Shendetësisë kërkon reduktimin e mëtejshmëm të saj.

Ulja e prodhimit të duhanit, paketimi gjenerik (i njëjtë për të gjitha markat e duhanit), ndërgjegjësimi kundër duhanpirjes  janë disa nga kërkesat e OBSH-së. Shtetet anëtare të kësaj organizate synojnë uljen e numrit të përdoruesve të duhanit me 30% deri në vitin 2025.

Sipas raportit të OBSH-së, nëse Shqipëria vijon zbatimin e kontrollit ndaj duhanpirjes deri në vitin 2025 norma e duhanpirjes do të reduktohet deri në rreth 28% të popullsisë. Nga ana tjetër Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë thotë se prodhimi i duhanit gjatë vitit 2015 pësoi rënie me rreth 100 mije kg.

OBSH po zbaton strategjinë e paketimit gjenerik, ose paketimit të thjeshtë për të gjitha markat e duhanit. Kjo do të thotë se të gjitha paketat duhet të duken njësoj në të gjitha detajet, vetëm emir i markës tregtare do të dallojë. Një gjë e tillë parashikohet të rrisë efektivitetin e paralajmërimeve shëndetësore duke ulur reklamimin e duhanit.

Deri tani paketimin e thjeshtë e zbatojnë Australia, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Pin It