Protesta – Naftëtarët e Ballshit hyjnë në TEC: 500 punëtorë 10 muaj pa rrogë

1029256

Punëtorët e Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh e kanë nisur edhe këtë muaj me protesta, në kërkim të pagave të tyre.

Protestës së mëngjesit të sotëm iu bashkuan rreth 500 punëtorë të cilët nuk kanë marrë rrogat prej 10 muajsh. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në sallën e Komandës së TEC-it për të stakuar energjinë elektrike, por nuk janë lejuar nga policia. Protesta po ndiqet edhe nga forcat e FNSH-së për të shmangur çdo incident. Sekretari i Sindikatës së Përpunuesve të Naftës, Gjergji Selmani, ka pohuar se nuk do të ndalen.

  “Do të vazhdojmë protestën. Forca policie nga Ballshi dhe Fieri kanë ardhur dhe po na bëjnë presion që ta lëmë protestën, ne nuk jemi dakort, do ta vazhdojmë atë”, ka pohuar Selmani.

Selmani, tha  se protesta është dhe një thirrje për Qeverinë që të rivendosë në punë kompaninë ARMO.

Do rrimë të gjithë këtu te porta dhe do të shkojmë në TEC-e të bllokojmë Nen/Stacionin elektrik që furnizon me energji të gjithë jugun si dhe stacionin e ujit të pijshëm në Poçëm” u shpreh i revoltuar ai.

 

 

Pin It