Zvicër, hapet tuneli më i madh hekurudhor në botë pas dy dekadash punë

Gotthardbasistunnel, Graubuenden, Schweiz, Bilfinger Berger, Tunnelbau Betonierte Tunnelroehren vor dem Innenausbau noerdlich der Multifunktionsstelle im Gotthardbasistunnel in Sedrun. Tunnel tubes before the interior fittings north the multi-functional point in the Gotthard basis tunnel in Sedrun. (c) 2010 Frank Schultze / Zeitenspiegel

Pritet të hapet sot zyrtarisht në Zvicër tuneli hekurudhor më i gjatë dhe më i thellë në botë, pas dy dekadash punë për ndërtimin e tij.

Tuneli me gjatësi 57 km do të lidhë në rrugë hekurudhore Europën veriore me atë jugore. Zyrtarët zviceranë deklaruan se ky tunel do të sjellë një revolucion në transportin e mallrave në vendet e Europës. Mallrat aktualisht transportohen me kamionë, ku përdoren rreth 1 milion të tillë në vit. Ndërsa tani pritet që transporti të kryhet me tren. Tuneli kalon nga Roterdami i Holandës në Genova të Italisë.

Në ceremoninë e përurimit të tij do të jenë kancelarja Angela Merkel, presidenti francez Francois Hollande dhe kryeministri italian Matteo Renzi. “Kjo është vetëm një pjesë e identitetit të Zvicrës”, tha drejtori i zyrës së transportit,  Peter Fueglistaler

Projekti ka kushtuar më shumë se 12 miliardë euro dhe është miratuar nga votuesit zviceranë në një referendum në vitin 1992.

 

Pin It