Kabinat private të energjisë, OSHEE nuk kontrollon dot humbjet

maxresdefault

Një pjesë e madhe e rrjetit të shpërndarjes dhe kabinave të energjisë është në zotërimin e privatëve, prandaj OSHEE nuk arrin të kontrollojë sasinë e saktë të energjisë së konsumuar.

Për shkak të problematikave në administrimin e shërbimit të shpërndarjes më shumë se gjysma e kabinave elektrike janë ndërtuar nga persona privatë dhe janë në zotërimin e tyre. Matësat e këtyre kabinave sipas OSHEE-së shpesh nuk i plotësojnë kushtet e duhura për matjen e tensionit në pikën e tyre të lidhjes.

Kjo situatë shkakton humbje të energjisë dhe rritje të kostove për OSHEE. Sasia vjetore e energjisë që OSHË humbet teknikisht nga kalimi i energjisë në pajisje që nuk i ka në pronësi dhe të cilën nuk mund ta faturojë është 93,408,095 Kwh ose rreth 1.45 % e totalit të energjisë që futet në rrjetin e shpërndarjes.

Nga janari 2015 për këtë pjesë të klientelës aplikohet një faturim shtesë, i cili do të marëe fund me kalimin e aparatëve matës në kushtet teknike që parashikon Kodi i Matjes.

Pin It