UKT, biznesi i vogël do ta shlyejë borxhin me këste

Images

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka gati aktmarrëveshjen e re për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të bizneseve debitore. Aktmarrëveshja e re për biznesin e vogël synon lehtësimin e skemës për shlyerjen e borxhit të grumbulluar ndër vite përmes pagesës me këste mujore.

Tashmë çdo biznes i vogël debitor do të paguajë 7000 lekë në muaj plus vlerën e faturës mujore deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve të prapambetura. UKT e vlerëson skemën e re si lehtësuese dhe nxitëse për përmbushjen e detyrimeve të konsumatorëve ndaj shërbimit të UKT.

Më parë biznesi i vogël detyrohej të paguante 20% të totalit të borxhit për të lidhur kontratën me UKT dhe 10% të borxhit të mbetur plus faturën mujore çdo muaj.

Bizneset që dëshirojnë të aplikojnë këtë aktmarrëveshje duhet të paraqesin dokumentet që vërtetojnë se është biznes i vogël (NIPT dhe document nga QKR), të cilat do t’i bashkangjiten marrëveshjes.

Pin It