Investimet e huaja rriten me 16%, kryesisht sipërmarrje të vogla

ndermarrjet-ok

Investimet e huaja në Shqipëri u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2015, por në përgjithësi bëhet fjalë për sipërmarrje të vogla. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se numri i bizneseve të huaja u rrit me 16% gjatë vitit të kaluar dhe 73% e tyre janë ndërmarrje të vogla me 1-4 punonjës.

Sipas INSTAT numri i bizneseve të huaja në vend arriti në 5939 gjatë vitit 2015. Nga 694 sipërmarrje të reja me pronarë të huaj, 507 kishin më pak se 4 punonjës. Vetëm 43 sipërmarrje (6%) të reja të huaja të hapuara gjatë vitit të kaluar kanë mbi 50 punonjës.

Ndërmarrjet e reja të huaja janë kryesisht në fushën e tekstileve dhe këpucëve dhe të call center. Vendin e parë e mbajnë italianët me 70% të ndërmarrjeve të reja, kryesisht në fushën e call center, ndjekur nga grekët me 11%

Sipas aktivitetit ekonomik, 30% e ndërmarrjeve të huaja në vend veprojnë në sektorin e tregtisë, 30% të tjera në sektorin e shërbimeve dhe 20% janë në sektorin e industrisë.

Pin It