“Barometri Ballkanik” mat zhvillimin e rajonit në procesin integrues në BE

ditmir-bushati-1

Ministria e Punëve të Jashtme prezantoi sot studimin “Barometri Ballkanik”. Ky studim është realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RÇ) dhe mat perceptimet e opinionit publik dhe bizneseve në rajon rreth ecurisë socio-ekonomike, klimës së biznesit dhe procesit të integrimit europian.

Të dhënat i shërbejnë qeverive të rajonit për të marrë vendimet e duhura rreth reformave që duhen bërë në të ardhmen.

“Jam i lumtur që prezantojmë këtë studim këtu për t’i dhënë një vizibilitet sa më të lartë. Ky studim paraqet mendimin e qytetarëve për reformat që ndërmerren. Me rëndësi është procesi i demokratizimit të vendit e zhvillimi ekonomik. BE ka pritshmëri për reformat që po ndërmarrim”, tha ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Sekretari i Përgjithshëm i RÇ, Goran Zvilanoviç, tha se Barometri Ballkanik është një instrument monitories, i cili ndjek zhvillimet në vendet e rajonit. Ai shprehu bindjen se ecuria e Shqipërisë është positive dhe se së shpejti do te ehapen negociatat me BE-në.

“Integrimi evropian është fuqia transformuese dhe modernizuese e vendit dhe gjithe Rajonit tonë. Ajo që nevojitet sot është një pakt besueshmërie për rrugën që do ndjekim dhe reformat që do të ndërmarrim. Rëndësi ka sot që të ndajmë me elitën, pikëmapmjet që vijnë nga qytetarët në lidhje me ato reforma që prekin jetën e qytetarit””, tha Bushati.

 

Pin It