Bashkëpunim mes Belgjikës dhe Kukësit në energjetikë dhe turizëm malor  

bashki1-300x200

Komuna Forest e Belgjikës dhe Bashkia e Kukësit do të bashkëpunojnë në fushat e turizmit malor, energjisë së erës dhe bimëve medicinale. Një delegacion belg i përbërë nga kryetari i Komunës Forest, Marc-Jean Ghyssels dhe deputeti Philippe Close vizituan të shtunën Bashkinë e Kukësit, ku u takuan me kryetarin Bashkim Shehu.

Vizita synonte njohjen e delegacionit me mundësitë e investimit në Kukës. Kryetari Shehu i njohu vizitorët me resurset në fushën hidro-energjetike, minerare, pyjet, bimët medicinale e mundësitë për zhvillimin e turizmit malor.

Kjo vizitë do të pasohet nga nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi mes dy bashkive për hartimin e një projekti pilot për investime të përbashkëta. Zyrtarët nga Brukseli gargantuan mbështetjen e tyre konkrete për zhvillimin e Kukësit. Komuna Forest do të mundësojë edhe rritjen e kapaciteteve për thithjen e fondeve nga Bashkimi Europian për Bashkinë e Kukësit.

Pin It