Trazira në Turqi, populli turk kalon kohë të vështira

halk-2

Turqia kaloi mbrëmjen e së premtes një situatë të vështirë me trazira dhe përplasje mes shoqërisë civile, policisë dhe ushtrisë, ku një grup nga radhët e ushtrisë tentoi të merrte pushtetin me dhunë. Nga konfliktet ndërruan jetë 190 persona dhe më shumë se 1 mijë të tjerë mbetën të plagosur. Midis viktimave janë 41 oficerë policie, 47 civilë, 2 ushtarë dhe 104 të tjerë.

Në Ankara, Stamboll dhe qytete të tjera të Turqisë turmat u përfshinë në konflikte të dhunshme. Në disa sheshe pati shpërthime të bombave dhe të shtëna me armë, ndërsa grupe të ndryshme sulmuan institucionet shtetërore dhe televizionet.

Në trazira u përdorën tanke dhe helikopterë, ndërsa një helikopter u qëllua teksa po fluturonte mbi Ankara, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë pjesëtarëve në bord.

Pas trazirave policia ka arrestuar mbi 2500 persona për shkaktimin e trazirave, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe organizatorët që prodhuan këto ngjarje.

Në pritje të zbardhjes së të vërtetave të ngjarjes të gjithë mbetemi me shpresën që situata të normalizohet sa më shpejt dhe Turqia dhe populli turk t’i kthehen normalitetit.

Pin It