
Bashkimi Europian ka vendosur që kompania ‘Apple’ duhet t’i paguajë Irlandës 13 miliardë euro taksa, plus interes për përfitime të paligjshme që ka marrë gjatë 11 vjetëve. Komisionerja e BE-së për Konkurrencë, Margrethe Vestager tha se në hetimet e kryera për tre vjet është zbuluar se Irlanda kishte favorizuar kompaninë ‘Apple’ duke ia lehtësuar pagesën e tatimeve.



