Berisha është në pjesën tjetër të botës dhe le të rrijë atje

debiasi

Trajneri i kombëtares shqiptare nuk ka nguruar të thotë se vendimi i tij është i prerë ndaj futbollistit, Besart Berisha.

Trajneri i kuqezinjve në një intervistë ka deklaruar se ai nuk do të jetë në kombëtare edhe nëse shënon çdo të diele. “Berisha nuk do të vijë me ne! Edhe nëse shënon çdo të diele. Problemi qëndron se kur Besart Berisha mori ftesën, nuk erdhi sepse ishte në pjesën tjetër të botës. Tani është po në pjesën tjetër të botës dhe le të rrijë atje!”, ka thënë De Biazi.

Tekniku i kombëtares ka folur edhe rreth dy talenteve, Rei Manaj dhe Milot Rashica. “Manajn e ndjek më pak sepse pothuajse nuk luan fare tek Interi që është një skuadër e madhe. Për sa i përket Rashicës, është një lojtar që po zhvillon një kampionat të jashtëzakonshëm”, ka thënë ai.

Pin It