Brokoli,çelësi për një shikim të mirë

largea_largea_broccoli_07311506520614521614551452161475

Një studim ka zbuluar që konsumimi i brokolit është një nga sekretet për një shikim të mirë dhe parandalimin e humbjes së shikimit.

Hulumtuesit shkencorë zbuluan se përbërësi i quajtur indole-3-carbinol (I3C) mund të përdoret për të trajtuar degjenerimin makular të lidhur me moshën, një nga shkaktarët kryesor të humbjes së shikimit. Shkencëtarët shpresojnë që studimi i tyre të pasojë zbulime të tjera të lidhura me molekulat, për të zhvilluar trajtime të reja për humbjen e shikimit.

Gjithashtu, brokoli parandalon edhe shumë sëmundje tët jera. Studimet e fundit e kanë cilësuar këtë perime si trajtim parandalues për limfomën, kancerin metastatik, kancerin e gjirit dhe prostatës.

Tek sytë, përbërësi I3C aktivizon AhR, një receptor që nxit detoksifikimin kimik tek retina. AhR fillon të dobësohet me kalimin e moshës, megjithatë është i rëndësishëm për të mbajtur sytë e pastër dhe të shëndetshëm.

Studimi sugjeron gjithashtu që njerëzit të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me acidin palmitoleik omega 7, si frutat e thata, peshku, vajrat bimore dhe produktet me bazë djathore.

Pin It