Bullizmi fenomen shqetësues në Shqipëri, 1 në 5 nxënës e përjetojnë

Një studimi i realizuar në Shqipëri mbi fenomenin e bullizmit tregoi rezultate shqetësuese.  Konkluzionet ishin që një në 5 nxënës ngacmohen, fyhen apo denigrohen nga bashkëmoshatarët e tyre, por edhe 1 në 8 mësues përdorin terma ekstremiste dhe gjuhën e urrejtjes.

Format më të përhapura janë ato psikologjike dhe verbale. Ky fenomen është shqetësues tek fëmijët, nga klasa e katërt deri në vitin e fundit të gjimnazit, pa dallim gjinie.

Studimi është bërë nga Këshilli i Evropës, në 141 shkolla të mesme dhe 9-vjeçare dhe e rendit Shqipërinë në nivele të larta të këtij fenomeni me pasoja të rënda në shëndetin mendor të nxënësve.

26 % e nxënësve të klasave private kanë pohuar se janë përfshirë në bullizëm, kundrejt 20% në shkollat publike. Bullizmi është më shumë i pranishëm në klasat e 5 dhe të 11 dhe vendi ku ndodhin më shumë sjellje të tilla është klasa, kur mungon mësuesja 40% oborri i shkollës 40% , madje rreth 20 % edhe në prani të mësuesve.

Mësuesit e anketuar mendojnë se mendojnë që nxënësit bien pre e bullizmit mbi 70 % prej pamjes së jashtme, mbipesha, të dytët nxënësit me vështirësi në të folur dhe të tretërt janë ata që janë më të dobët se sa të tjerët.

Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë specifike kundër bullizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese e tyre mbi 70% e tyre nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë dukuri.

Pin It