Buxheti 2017, pagat rriten sipas meritës

paga

Strategjia për reformën në administratën publike për vitin 2017 planifikon rritjen e pagave në mënyrë të diferencuar dhe jo në bllok. Rreth 110 mijë punonjës të administrates do të përfitojnë rritje page bazuar në kritere sipas meritës.

Formula synon që punonjësit me rezultate më të larta në punë të kenë paga më të larta. Po ashtu personat në pozicione më të rëndësishme të paguhen më shumë se nëpunësit e tjerë.

Sipas kësaj strategjie pagat do të rriten bazuar në vlerësimin e vendit të punës, në bazë të arritjeve vjetore të nëpunësve civilë, në bazë të rezultateve në trajnimet e detyrueshme, në bazë të karrierës në shërbimin civil, duke iu referuar posteve të larta menaxheriale si dhe pozicioneve të veçanta në administratë.

Ndërkohë buxheti i vitit 2017 i jep prioritet pagës minimale, pagës në sistemin arsimor dhe shëndetësor, pagës së administratës publike si dhe pagës së punonjësve të Policisë së Shtetit. Në të gjithë sektorët e lartpërmendur do të zbatohen kriteret dhe formula e parashikuar në strategjinë për reformën në administratë.

Pin It