Rritet buxheti për MMSR, 80 mijë familje me ndihmë ekonomike

Magnifying glass and descending line graph and list of share prices

Buxheti i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për vitin 2017 planifikon pagesë papunësie për rreth 6 mijë persona, ndihmë ekonomike për rreth 80 mijë familje dhe 164 mijë persona me aftësi të kufizuar.

Fondi buxhetor i kësaj ministrie për vitin 2017 është 76 ,1 miliardë lekë, ndërsa së bashku me financimet nga të ardhurat kontributive buxheti arrin në 146.39 miliardë lekë. Ky buxhet është 1.4% më i lartë se buxheti i akorduar për vitin 2016, ose 1 miliard lekë më shumë.

Me këtë buxhet do të trajtohen kategoritë e përmendura më lart, si dhe 617 mijë pensionistë. Fondi për arsimin profesional për vitin 2017 është parashikuar të jetë 2.7 miliardë lekë, gati 35% më shumë se në 2016.

Fondi “Përfshirja Sociale”, për vitin 2017 është parashikuar ne vlerën 119 milionë lekë. Për vitin 2017, programit buxhetor “Rehabilitimi i të Përndjekurve Politikë” është parashikuar në vlerën 2.038 miliardë lekë nga 2.036 miliardë lekë që ishte në vitin 2016, pra me një rritje prej 2 milionë lekë. Ndërsa skema e sigurimeve shoqërore për vitin 2017 është rritur me 6 miliardë lekë krahasuar me buxhetin fillestar 2016 duke arritur në 117.6 miliardë lekë.

Pin It