MF: TVSH solli 112.543 mln lekë të ardhura gjatë 2016

Savings

Gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2016 Ministria e Financave mblodhi rreth 112 milionë e 543 mijë lekë të ardhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Raporti fiskal për këtë 10-mujor tregon se të ardhurat fiskale janë realizuar në përqindje më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2015.

Kështu të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën 79.9 miliardë lekë, 2.9% më shumë se në 2015. Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 27.8 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 10 -mujori i vitit 2015

Mendohet që faktor ndikues të jetë rritja e rimbursimeve me 17.8% ose me 1.1 miliard lekë, si rezultat i masave përmirësuese për thjeshtëzimin dhe reduktimin e procedurave të rimbursimit të TVSH-së.

Ndërsa për vitin 2017 projektbuxheti parashikon që të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) të jenë 140.8 miliard lekë me një rritje prej 2.9 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2016.

Sipas Ministrisë së Financave burimi kryesor i të ardhurave shtesë nga TVSH-ja gjatë vitit 2017 do të jenë importet edhe lufta ndaj informalitetit.

Pin It