Byrek me kungull

byrek-me-kungull

Përbërësit:

15 peta byreku të gatshme

1 kg tul kungulli

300 ml qumësht

300 gr gjalpë

3 vezë

1 lugë miell

Kripë

Copëza djathi sipas dëshirës

Përgatitja:

Në një tenxhere shkrijmë fillimisht gjalpin dhe shtojmë tulin e kungullit të cilin e kemi grirë më parë në një rende. Në zjarr të ngadaltë i përzjejmë me njëra tjetrën për rreth 30 minuta.

Ndërkohë në një enë rrahim vezët, shtojmë qumështin, miellin dhe pak kripë. Pasi të kemi përftuar një masë homogjene e shtojmë tek tenxherja ku kishim hedhur më parë gjalpin dhe tulin e kungullit. I përziejmë me njera tjetrën dhe e heqim nga zjarri.

Në tavën ku do të pjekim byrekun, pasi e kemi lyer me gjalpë shtojmë petat e byrekut duke i spërkatur me pak qumësht. Pasi kemi shtruar rreth 7 ose 8 peta byreku, shtojmë masën e përgatitur me kungull, e hapim mirë në të gjitha anët e tavës,  shtrojmë me rradhë petat e mbetura duke i spërkatur me qumësht vazhdimisht.  Petën e sipërme e spërkasim edhe me pak gjalpë.

Byrekun e fusim në furrë ngrohur më parë në temperaturë 200 gradë për 30 minuta.

Pin It