Qofte me merluc

qofte me merluc

Përbërësit për 4 persona:

300 g fileto merluci

2 patate

1 thelbi hudhër

2 lugë vaj ulliri

qepë erëz

2 vezë

6 feta bukë të thekur

2 lugë të vogla fara lulëkuqe

vaj për skuqje

kripë dhe piper

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë patatet për rreth 30 minuta, i qërojmë dhë më pas i shtypim.

Presim në copa të vogla merlucin dhe e skuqim në një tigan, ku kemi hedhur pak vaj dhe hudhrën. Pasi të kenë marë ngjyrë, heqim hudhrën dhe e shtypim peshkun me ndihmën e një garuzhdeje.

Në një enë bashkojmë patatet, peshkun, kripën dhe piperin, qepën erës dhe i përzijmë mirë.

Formojmë qoftet duke i dhënë një formë rrumbullake. Rrahim vezët dhe i kalojmë qoftet në të, më pas tek buka e thekur, të cilën e kemi grirë më parë dhe e kemi bashkuar me farat e lulëkuqes.

Në një tigan të thellë hedhim vaj për skuqje dhe pasi të jetë ngrohur mirë i skuqim qoftet derisa të marin ngjyrë të artë.

Pin It