Sanduiç me fileto peshku dhe perime

sanduic

Përbërësit:

Karrota

Kastravec

Rrepa

Vaj ulliri

Fileto peshku

Panine

Majonezë

Salcë ketchap

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja:

Qërojmë dhe i grijmë hollë karrotat, kastravecin dhe rrepat. I hedhim në një pjatë qelqi dhe shtojmë vajin e ullirit dhe kripën duke i përzier.  Marinojmë peshkun me vaj, kripë dhe piper. E vendosin në zgarë për t’u pjekur, ose në tigan. Ndërkohë që peshku piqet, merrni paninet dhe pasi i keni prerë, mund t’u jepni një pjekje në zgarë, ose t’i thekni në tostierë.

Në një tas të vogël hidhni majonezën dhe shtojini salcën e ketchapit.  Hiqni nga zgara ose tigani peshkun, tashmë të pjekur. Thekim bukën dhe e lyejmë me salcën e përgatitur dhe i shtrojmë sipër fileton e peshkut.  Më pas vendosni perimet dhe sipas dëshirës mund t’i shtoni sanduiçit tuaj majdanoz.

Pin It