Supë me kërpudha

mushroom-8

 

Përbërësit:

350 gram kërpudha

1 kokërr qepë

Vaj ose gjalpë margarinë

40 gram miell

Gjysmë litëri ujë

100 ml qumësht

Majdanoz

Koncentratë perimesh

Kripë e piper sipas dëshirës

Përgatitja:

Në fillim pastroni kërpudhat dhe lajini mirë. Pritini në copa të vogla. Më pas grini qepën në kubikë të vegjël. Hidhni vajin ose gjalpin në një tenxhere të ngrohur më parë dhe shtoni qepën. Kaurdiseni për pak minuta derisa të fillojë qepa të marrë ngjyrë. Shtoni më pas edhe kërpudhat dhe trazojini bashkë me qepën.

Më pas shtoni aty qepën dhe koncentratin e perimeve dhe lëreni të ziejë për afro 13 – 14 minuta. Ndërkohë një një tigan hidhni sërish vaj ose gjalpë margarinë. Aty shtoni miellin dhe përziheni vazhdimisht që të mos ngjitet. Sapo mielli të marrë ngjyrë të verdhë, i shtohet tenxheres ku janë kërpudhat dhe qepa. Trazojeni mirë në mëyrë që mielli të tretet dhe të mos krijohen toptha. Në fund të zierjes, supës i shtohet qumështi. Ndërkohë majdanozin lajeni mirë, pastrojeni dhe grijini në pjesë të vogla për t’ja shtuar supës. Hidhni kripë e piper sipas dëshirës.

Pin It