Kujdesi për të moshuarit

olderjpg

Islami na porosit që të respektojmë njerëzit e moshuar, qofshin këta prindër, të afërm e të njohur, e çdo të moshuar tjetër.

Njerëzit me kalimin e moshës fillojnë e humbasin potencialin e tyre biologjik, vitalitetin fizik dhe aftësitë e të menduarit apo të rritin ndjenjat e tyre motive tej kufijve të zakonshëm.

Në këtë periudhë të jetës, ata kanë më shumë nevojë për njerëzit.

Në të gjitha këto raste myslimanët duhet të respektojnë pleqërinë.

Profeti Muhamed a.s. ka thënë:

“Çdo i ri që tregohet i dashur ndaj një të moshuari, Allahu do t’i dërgojë dikë që do të jetë i dashur ndaj tij kur të plaket.”

Prania e prindërve është një bekim nga Allahu. Prania e tyre sjell paqe, lumturi, mirëkuptim, qetësi, mëshirë dhe shpërblim nga Allahu.

Pin It