“Euro 2016” tifozat kuq e zi 15% të vendeve në stadium

Tifozët e Kombëtares do të kenë mundësinë për herë të parë të mbështesin vendin e tyre në një fazë finale të Evropianit. Diçka e tillë do të ndodhë të paktën për tre ndeshjet e grupit.

Mesditën e së hënës nisi rezervimi i biletave dhe për çdo sfidë të grupit përkrahësit e kuqezinjve do të kenë në dispozicion 15% të kapacitetet të stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja. Biletat mund të rezervohen duke qenë shtetas i Shqipërisë dhe Kosovës ose rezident në këto dy vende.

Shqiptarë të tjerë mund të mbështesin përfaqësuesen e drejtuar nga Giani De Biasi duke pasur një pasaportë të vendit ku jetojnë, por do të qëndrojnë në tribunat neutrale. Rezervimi për sfidat me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë do të zgjasë deri më 18 janar dhe kërkesat pritet të jenë të shumta.

Pin It