Ç’duhet patur parasysh që të zgjedhim njeriun e duhur për martesë?

Çështja e parë që mendon personi që niset të martohet, ësh­të të kërkojë një bashkëshorte në përshtatje me ndjenjat dhe me­ndimet e veta. Në këto kohë, shumë të rinj e vlerë­sojnë këtë punë jetësore vetëm me ndjenja dhe përpiqen të krijojnë folenë familjare me dikë që kanë njohur në rrugë, në treg, në shëtitje. Eshtë e qartë se martesat e bëra duke lënë mënjanë gjykimet mbi kuptimin, natyrën dhe rëndësinë e martesës e të ngritjes së folesë familjare, sjellin fatkeqësi. Ndërkaq, po qe se para këtij ha­pi të madh do të kërkohej ndihma e mendimeve dhe pikë­pamjeve të një personi të tretë i cili do ta shihte çështjen me një sy tjetër dhe do të bënte llogari e vlerësime duke iu referuar momenteve dhe analogjive të tjera, rezultati do të ishte krejt i ndryshëm dhe përfitimi, i madh.

Disa herë, martesa e bërë me një trajtim sensualist, fole­në fa­miljare të konsideruar si një kënd xhenneti mund ta shndërrojë në një gropë xhehennemi. Ka shumë njerëz që i njohim e i di­më, përkushtimi fetar i të cilëve është i njohur, por që si familje, për shkak të indiferentizmit apo llogarive të gabuara të bëra në pragun e ngritjes së familjes, jetojnë në krizë të thellë dhe kaos.

Në një familje të tillë, fërkimet dhe përplasjet nuk ndër­priten kurrë. Burri kërkon ta jetojë fenë, gruaja shqe­tësohet. Ose e ku­ndërta. Për rrjedhojë, në një familje të ti­llë, burri dhe gruaja ku­rrë nuk mund të përbëjnë një unitet, nuk mund ta bëjnë fa­miljen të përbashkët, nuk mund të bëjnë një ndarje të përba­shkët të detyrave, përgjegjësive, të të drejtave dhe respektit per­sonal. Përkundrazi jetojnë si pole të kundërta. Në një familje të tillë, lexohen dy libra e dy gazeta të ndryshme, dy lloj tregimesh rrëfehen, dy lloj mbledhjesh familjare bëhen. Gruaja kërkon një gjë, burri e kundërshton. Gruaja kërkon besim, moral, kurse bu­rri i kthen këto në shkaqe grindjesh. Kështu, në një familje të tillë, bëhet një jetë dualiste, në i thënçin një jete të tillë, jetë!

Në mjedisin e një përplasjeje dhe përfytjeje të tillë, fë­mijët di­sa herë lidhen pas njërës anë, kurse, disa herë, mbe­ten në mes të pandjenjë e indiferentë ndaj ç’ndodh, por ar­miq të familjes e shoqërisë. Prandaj, duke hedhur hap drejt martesës, mashkulli dhe femra duhet ta mendojnë shumë mirë këtë çështje e, po të jetë nevoja, duhet ta këshillojnë me ata që kanë përvojë dhe t’i për­ca­ktojnë shumë mirë shkaqet e parapëlqimit të tyre.

Lidhur me këtë çështje, Profeti Muhammed (s.a.s.) kon­klu­don kështu: “Gruaja merret për këto katër gjëra: për pa­surinë, fisin, bukurinë dhe besimin. Ti zgjidhe atë që ka be­sim që të gjesh lumturinë!”[1]

Feja dhe besimi janë shkaku më i rëndësishëm për para­pël­qim. Po qe se para një mashkulli paraqiten dy kandidate nga të cilat njëra shumë e bukur, kurse tjetra, me bukuri mesatare por me ndjenjë besimi të lartë, epërsia morale dhe fetare duhet të bëhet shkak për parapëlqim. Jeta familjare nuk i përket vetëm kësaj bote, ajo vazhdon me bijtë, nipërit e mbesat dhe e ru­an këtë unitet edhe në jetën tjetër. Në të vërtetë, ndërsa një fole familjare e mirë mund të jetë në këtë botë një kënd parajse, ka ndodhur që, si rrjedhojë e disa gabimeve, të kthehet në varr dhe t’i mbyllë e t’i shembë edhe rrugët që çojnë në lumturinë e së përtejshmes së na­tyrshme.

Nisur nga kjo, pa tjetër i duhet kushtuar vëmendje men­dimit, veprimit e, veçanërisht, besimit fetar të bashkëshortes së ardh­shme. Personi që i jep vajzën një mashkulli me të meta dhe ga­bime në besim, quhet përgjegjës për të gjitha pa­sojat negative të mundshme. Kjo është e vlefshme edhe për femrën me të me­tat dhe gabimet përkatëse. Ndërkaq, po qe se mashkulli ka ndo­­një problem serioz besimi, do të thotë se çështja është negative që në themel, sepse besimi është një element themelor i vlef­shmërisë së kurorës. Njeriu që nuk i beson Allahut, që i nënvlef­tëson urdhrat fetare, ka një problem serioz besimi. Për rrjedho­jë, mungon elementi më i rëndësishëm për lidhjen e aktit të ku­rorës.

Eshtë e qartë se në martesën e bërë për pozitë, post, për­katësi familjare e fisnore, famë e popullaritet, para, rrogë, etj., feja dhe besimi janë nënvleftësuar dhe autorët, në vend që të fitojnë, kanë humbur. Së pari, cilësia e kërkuar me përparësi në martesë është karakteristika fetare. Themeli i fesë është besimi. Martesa me një njeri pa besim kurrë nuk është një martesë në kuptimin e plotë të fjalës, ajo është thjesht një bashkëjetesë.

Konkluzionet tona janë, sigurisht, për njerëzit fetarë dhe për ata që i pranojnë ligjet dhe kriteret fetare. Le ta bëjmë të qartë edhe një herë këtë që martesa është një mbështetje shumë e rëndësishme e lumturisë materialo-shpirtërore. Ai që bën gabim në një çështje të tillë të rëndësishme, ia ka nxirë vetes që të dyja botët.

Para çdo gjëje tjetër, po qe se mjedisin jua kanë rrethuar fë­mijë të paushqyer mirë me ndjenja fetare, do ta keni shumë të vështirë ta drejtoni situatën. Ndërkaq, po qe se një dorë bujare ju vjen në ndihmë në mënyrë mrekullore dhe i ndreq çrre­gu­llimet që kanë pasuar nënvleftësimet dhe ga­bimet tuaja, themi “ndihma e Allahut” dhe lutemi për më tej. Por ç’e do se kjo mund të mos ndodhë gjithmonë…

Pin It