Çfarë paralajmëron mpirja e dorës së majtë?

a_1482301184-3157790-550x302

Mpirja e dorës së majtë mund të jetë tregues infarkti, por edhe e sulmit në tru, sidomos nëse mpihet gishti i unazës.

Ekspertët e ndihmës së shpejtë thonë se mpirja përhapet përgjatë supeve dhe koshit të kraharorit.  Perveç pjesëve të tjera të trupit dhe vetë mpirja e gishtave të duarve mund të ketë edhe shkaktarë të tjerë.

Më mirë është të shkohet te mjeku dhe ai të konstatojë që nuk është infarkt. Gjëra të tjera që mund të shkaktojnë mpirjen e dorës janë problemet reumatoide, përkatësisht kolapsi i unazave të qafës dhe presioni në nerva.

Mpirja e dorës mund të ndodhë edhe për shkak të bartjes së peshave të rënda në atë dorë, pastaj për shkak të pozicionit së papërshtatshme të trupit dhe ndërprerjes së qarkullimit të gjakut.

Nëse simptoma të tilla shfaqen edhe në koshin e kraharorit dhe tek supet atëherë është e mira që të shkoni te mjeku.

Pin It