Dëborë bie diku larg…në Kinë!

Fshati Xuexiang në Kinë njihet si fshati i dëborës. Ai është i vendosur në një lartësi prej 1500 metra dhe ka një periudhë dëbore që zgjat 7 muaj dhe mesatarja e dëborës arrin 2 metra.

Fshati është i njohur falë disa imazheve që janë shpërndarë edhe në mediat ndërkombëtare që tregojnë panoramën e fshatit, rreth njëqind shtëpi të mbuluara nga dëbora e madhe duke e transformuar në një botë magjike përrallash.

Fshati Xuexiang është kthyer në një pikë turistike shumë tërheqëse falë pamjeve të mrekullueshme që i ka dhuruar dëbora.

Pin It