Dervishaj: Në pranverë nisin punimet për Rrugën e Arbrit

rruga-e-arbrit_2

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, siguroi shqiptarët se punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit do të nisin në pranverën e vitit 2017. Dervishaj tha se po punohet për gjetjen e financimit dhe se po vlerësohet mundësia e një partneriteti publik-privat.

“Jemi në fazën e gjetjes së mënyrës së financimit. Por, ju siguroj se në pranverën e vitit 2017 fillojnë punimet. Po shohim mundësinë e financimit përmes partneritetit publik-privat për të patur kosto sa më të ulëta. Por, duke përfshirë edhe kompanitë vendase në forma të tilla bashkëpunimi. Kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt”, deklaroi ministri Dervishaj.

Rruga e Arbrit, e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën e Maqedonisë me një gjatësi prej rreth 75 kilometra, jo vetëm do të shkurtojë distancën mes dy vendeve, por do i japë gjallëri disa zonave të thella të veçuara dhe larg qyteteve.

Pin It