Infrastruktura, Vlahutin: BE do të ofrojë 24 mln euro për Shqipërinë

vla

Bashkimi Europian do të akordojë një fond prej 24 milionë eurosh për Shqipërinë në 3 vitet e ardhshme. Kështu deklaroi ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, gjatë takimit me ministrin e ri të Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj.

Fondi do të jepet për përmirësimin e sigurisë rrugore, infrastrukturës dhe sektorit të ujësjellës-kanalizimeve. Investimet dhe projektet e ndryshme në fushën e infrastrukturës ishin pikërisht tema kryesore e takimit midis ambasadores Vlahutin dhe ministrit Dervishaj.

Diskutimet u përqëndruan më shumë tek projektet konkrete si linja hekurodhore Tiranë-Rinas-Durrës, disa akse kombëtare dhe ndërtimi i pikave kufitare One Stop Shop, si modeli i aplikuar tashmë në kufirin me Malin e Zi, në Muriqan.

Ambasadorja Vlahutin shprehu mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe investitorëve të huaj në Shqipëri, ndërsa Dervishaj premtoi angazhimin e mëtejshëm për përafrimin e legjislacionit shqiptar për transportin me atë të BE-së.

 

Pin It