Kuvendi voton sot për ligjin për mbetjet, shoqëria civile në protestë

kuvendi-i-shqiperise

Kuvendi do të votojë sot për ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ndërsa vijon debati mes palëve për efektet e këtij ligji.

Projektligji synon lejimin e importit të mbetjeve të ngurta të listës së gjelbër, pra jo të rrezikshme, për të nxitur industrinë ricikluese në vend. Maxhoranca ka argumentuar ndryshimin e qëndrimit të saj në lidhje me këtë çështje bazuar në ndryshimet që i janë bërë ligjit. Sipas qeverisë ndryshimet do t’i japin jetë industrisë së riciklimit dhe asnjë mbetje për djegie ose magazinim nuk do të hyjë në Shqipëri.

Por opozita dhe shoqëria civile nuk janë të të njëjtit mendim. Kjo e fundit zhvilloi paraditen e sotme një protestë para parlamentit në të cilën kundërshtoi miratimin e ligjit. Sipas tyre menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri lë për të dëshiruar dhe duhet punuar për ta mbajtur vendin pastër dhe jo për të shtuar sasinë e plehrave.

Ndërkohë pritet të shihet rezultati i diskutimeve dhe votimit në seancën e sotme parlamentare.

plehra

Pin It