Hiqen taksat e transportit të mallrave me Italinë

kamione-mallrash

Të gjithë transportuesit ndërkombëtarë të mallrave me Italinë nuk do të duhet të paguajnë më tarifën e qarkullimit. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi hyrjen në fuqi të dekretit që heq taksën fikse dhe taksën e qarkullimit me Italinë për transportuesit e mallrave.

Duke filluar nga data 20 shtator e në vijim shqiptarët që transportojnë mallra me Italinë nuk duhet të paguajnë më tarifën prej 150-180 eurosh për një udhëtim vajtje-ardhje. Kjo gjë pritet të përmirësojë dhe të rrisë tregtinë mes dy vendeve.

Këto taksa ishin vendosur që në vitin 1953 dhe heqja e tyre është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet tregtare me Italinë, e cila është edhe partnerja kryesore ekonomike dhe tregtare e vendit tonë.

Pin It