Rëndësia e 10 minutave të para për një ditë produktive dhe plot energji

alarmi

Zgjedhja e një toni pozitiv dhe produktiv për ditën është e thjeshtë dhe merr vetëm 10 minuta. Kështu thonë studimet e ndryshme të cilat rendisin 10 gjërat më të rëndësishme që duhen bërë në 10 minutat e para të ditës, për të patur një ditë me energji pozitive dhe produktivitet.

  1. Mos e shtyni alarmin tuaj edhe për një sy gjumë – Një fillim i vonë sjell stresin e mëngjesit, kështu që kur bie alarmi juaj përpiquni shumë që të ngriheni e t’i vendosni këmbët në dysheme.

Por si ta bëni një gjë të tillë? Duhet ta pranojmë se pothuajse të gjithë e shtyjmë alarmin në mëngjes. Mjafton ta bësh këtë disa herë dhe më pas kthehet në refleks. Përvoja ka treguar se ndërsa ato 10-30 minutat ekstra të gjumit mund të duken shumë të ëmbla, përdorimi i tyre për t’u përgatitur do ta bëjë ditën shumë më produktive. Vendosja e telefonit ose orës me zile në një distance që nuk mund ta arrini nga shtrati juaj mund të jetë një mënyrë praktike për të thjeshtuar zgjimin tuaj. Ngritja nga shtrati për të fikur alarmin ndihmon më shumë se sa riprogramimi i tij që nga shtrati i ngrohtë.

objektiva

  1. Shkruani diçka – Ndonjë ëndërr e bukur ose ide e veçantë që ju ka lindur gjatë natës? Shkruajeni. Truri i ngopur me gjumë dhe i çlodhur është më kreativ dhe i hapur ndaj ideve të reja se sa gjatë orëve të ngjeshura me aktivitete gjatë ditës.

Mos i nënvlerësoni idetë tuaja. Edhe pse të paplota ndonjëherë, më vonë ato mund të shndërrohen në punë të bukura. Jepini një mundësi ideve tuaja përpara se të hiqni dorë nga ato. S’ka rëndësi nëse mendoni se nuk janë mjaftueshëm të mira, më vonë ju mund të punoni për t’i përmirësuar.

Po ashtu shënimi i disa gjërave të rëndësishme në të cilat duhet të fokusoheni gjatë ditës, ndihmon në përmbushjen e tyre brenda afatit. Një axhendë e vogël e planeve ditore ndihmon në planifikimin e kohës.

  1. Harroje të djeshmen, fokusohu në të sotmen – Shqetësimi për gjërat që ndodhën dje nuk i shërben askujt, pasi ato nuk mund t’i ndryshojmë. Me vlerë është kujdesi për të mos humbur një ditë të re, fokusimi në gjërat që vërtet kanë rëndësi për të tashmen.
  2. Mendoni për diçka që jeni mirënjohës/i emocionuar – Në jetën tonë ka gjëra të cilat nuk i vëmë re për shkak të nxitimit të përditshëm, por që kanë rëndësi për ne. Të menduarit rreth njerëzve që duam, gjërave për të cilat jemi mirënjohës që i kemi, apo gjërat prania e të cilave në jetën tonë na emocion dhe na bën të buzëqeshim i jep ditës një energji të re.
  3. Largoje telefonin – Bëji një nder vetes dhe qëndro larg telefonit në 10 minutat e para të ditës tënde të re. Motin, lajmet, emailin mund t’i kontrollosh edhe pak më vonë, por mos e bëj këtë gjë teksa jeni ende shtrirë në krevat. Mundësisht zonën pranë krevatit tuaj shpalleni zonë të ndaluar për telefonin tuaj.
  4. Pini një gotë ujë – Përfshijeni këtë veprim në listën tuaj, pasi hidratimi është gjithnjë i dobishëm për shëndetin. Rreth 75% e njerëzve vuajnë nga dehidratimi pa qenë të vetëdijshëm. Një gotë ujë herët në mëngjes largon dhimbjen e kokës, përgjumjen dhe energjitë negative.

shpi

7. Merrni pak dritë dielli – Hapini menjëherë perdet dhe lejoni dritën të futet në dhomën tuaj. Rrezet e diellit do e ndihmojnë trurin tuaj të zgjohet dhe të kuptojë se është koha të punojë. Disa hapa në ballkonin e shtëpisë dhe një vështrim drejt qiellit do i shtojnë freski ditës suaj.

8. Shtriquni – Po. Një veprim i tillë do e ndihmojë gjakun të lëvizë nëpër trup dhe të zgjojë gjymtyrët tuaj. Disa ushtrime të thjeshta gjimnastikore zgjojnë muskujt dhe largojnë çdo grimcë përtacie dhe përgjumjeje nga ju.

krevati

9. Rregulloni shtratin – Nuk e themi vetëm ne, edhe shkenca thotë që rregullimi i shtratit do e përmirësojë gjithë ditën tuaj. Shumë njerëz e urrejnë një gjë të tillë, por studiesit thonë se rregullimi i krevati është shenja e parë e produktivitetit të ditës suaj.Ata madje thonë se njerëzit që kanë një zakon të tillë janë edhe më të suksesshëm në menaxhimin e punëve dhe buxhetit. Kështu që për një ditë të lumtur, productive dhe të paqtë rregulloni krevatin!

10. Bëj një gjë që se pëlqen (dhe hiqe nga lista) – Përmbusja e një pune të bezdisshme që nuk doni ta bëni gjatë ditës do t’ju lirojë gjithë pjesën tjetër të saj. Kjo mund te jetë çfarëdo, nga punët e rëndomta tek një telefonatë e padëshiruar. Thjesht bëjeni dhe largojeni energjinë negative të saj nga dita juaj.

Siç e shihni, nuk eshtë shumë e vështirë. Dita është në dorën tuaj, mund t’ia filloni!

Pin It