Uthulla e mollës ‘ilaçi i mrekullive’

eccbb933-442a-46df-a97e-38da8ce96934-0

Shumë e quajnë uthullën e mollës “ilaçi mrekullive”. Njihet për shumë të mira shëndetësore dhe jo vetëm. Më poshtë do të gjeni disa nga benefitet e saj.

Ndihmon në pastrimin dhe zbardhjen e dhëmbëve

Uthulla e mollës  freskon gojën dhe e largon erën e keqe të saj. Ndër të tjera të mira është edhe kapaciteti i saj për t’i vrarë bakteret dhe për ta zvogëluar malcimin.

Uthulla e mollës e mirë për sistemin limfatik
Kjo uthull ndihmon në shpërndarjen e mukozës në trup dhe pastron nyjet limfatike. Hulumtimet sugjerojnë së uthulla e mollës mund të ndihmoj alergjitë për shkak të aftësisë së saj për të reduktuar mukozën.

Ndihmon në detoksifikim
Si pjesë balancuese e pH-shit trupor, uthulla bën detoksikimin e përgjithshëm. Hulumtimet tregojnë se ajo ndihmon në stimulimin e qarkullimit kardiovaskular dhe detoksifikimin e mëlçisë.

Ndihmon në humbjen e peshës

Uthulla e Molles është një nga mjetet më të njohura natyrore në luftën kundër peshës, është e mrekullueshme për uljen e nivelit të yndyrës në gjak, e rrit metabolizmin dhe e mbron trupin nga dobësimi i imunitetit që vjen si pasojë të disa dietave.

Ju jep shkëlqim flokëve tuaja

Uthulla e mollës mund të përdoret si një shpëlarës i flokëve pas shampos, ju jep flokëve volum dhe shkëlqim.

Pin It