Byroja Kombëtare e Hetimit do të trajnohet nga FBI

fbi-academy

Anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e cila do të hetojë zyrtarët e lartë lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të trajnohen nga FBI. Sipas “Zërit të Amerikës”, një agjent i FBI-së amerikane do të dërgohet në Tiranë për të mbikëqyrur aktivitetin e anëtarëve të BKH-së.

BKH është ndër institucionet e posaçme kundra korrupsionit që do të ndërtohen bazuar në ligjin e sapomiratuar të SPAK-ut. Kjo strukturë do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane dhe do të përbëhet nga persona që do të trajnohen pranë akademisë së FBI-së.

BKH do të ketë në dispozicion edhe teknologjitë më të avancuara të hetimit për të mundësuar përmbushjen e rolit të saj në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pin It