Det apo mal, pushime sipas personalitetit

Autumn,-sea-and-mountains

Deti dhe mali nuk janë vetëm dy vendpushime ku shumica kalon momente shplodhëse, por edhe treguese të personalitetit tuaj.

Studimet kanë treguar se ata që janë më shumë introvertë mendohet se priren më shumë të drejtohen për nga mali. Ata që kanë personalitete më ekstroverte priren më tepër të shijojnë aspektet shoqërore të plazheve të populluara.

Lidhja e llojeve të personaliteteve për vende të caktuara përcaktohet nga  tiparet e karakterit. Introvertët preferojnë vendet e qeta dhe pa shumë njerëz. Ekstrovertët nga ana tjetër shijojnë plazhin, sepse ekspozohen më shumë te njerëzit e tjerë, kanë më shumë veprim dhe ndërveprim gjë që i përshtatet natyrës së tyre.

Deti dhe mali janë dy lloje destinacionesh me tipare të ngjashme. Malet janë vende private ku shkon për medituar më shumë. Nga ana tjetër, jeta e detit ofron zhurmë, vëmendje, argëtim dhe ndërveprim. Një plazh është një përvojë që nxit më tepër socializmin mes njerëzve që takohen dhe që krahasojnë eksperiencat e tyre.

Malet duket se janë gjithashtu një zgjedhje e mirë për njerëzit që duan të udhëtojnë të vetëm, ndërsa plazhi është një pushim i mirë për ata që kanë kohë të pushojnë së bashku me miqtë.

Në fund, kërkuesit zbuluan se ambientet që ne frekuentojmë mund të përputhen shumë mirë me tiparet e brendshme të personalitetit tonë dhe janë një zgjedhje që ne nuk e bëjmë në mënyrë të pavetëdijshme.

 

Pin It