Linja energjetike Kosovë-Shqipëri, me rëndësi për bashkëpunimin ndërshtetëror

 

Linja energjetike 400 kV Kosovë-Shqipëri do të inaugurohet në fund të qershorit, ndërsa punimet në pjesën shqiptare kanë përfunduar. Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, dhe shefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut për Kosovën (KOSTT), Mustafë Hasani, zhvilluan një takim në të cilin diskutuan për bashkëpunimin në sektorin energjetik, si dhe proceset e integrimit rajonal dhe europian.

Të dyja palët falenderuan reciprokisht njëra-tjetrën për bashkëpunimin e treguar në përmbushjen e këtij projekti në veçanti, por edhe në të gjitha proceset e tjera të përbashkëta për zhvillimin e të dy shteteve.

Projekti për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri konsiston në ndërtimin e një linje të tensionit të lartë me gjatësi rreth 238 km, prej së cilës 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153.5 km në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pin It