Pas 1 shtatorit lejet e ndërtimit do të merren online

baner_ealbania02 (2)

Pas 1 shtatorit çdo aplikim për leje ndërtimi do të mund të kryhet përmes sistemit online. Ministria e Zhvillimit Urban, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, po punon për trajnimin e stafeve të njësive administrative.

Ministrja Eglantina Gjermeni siguroi qytetarët për kryerjen e procesit me përgjegjësi nga stafi i bashkive dhe kthimin e përgjigjeve në kohë. Ajo i ftoi ata të lënë mënjanë dyshimet dhe të besojnë tek procedura online duke thënë se kjo gjë e lehtëson aplikimn e tyre.

Shërbimi elektronik i lejeve të ndërtimit përftohet përmes regjistrimit në portalin e-albania. Kjo nënkupton që qytetarët nuk do të shpenzojnë kohë për dokumentacionin dhe listat dhe nuk do të enden nëpër zyrat e ndryshme për pajisjen me leje ndërtimi.

Pin It