Deutsche Bank: Rritja ekonomike e Shqipërisë kufizohet nga mangësitë strukturore

Deutsche-Bank

Banka gjermane Deutsche Bank parashikon se rritja ekonomike për Shqipërinë gjatë vitit 2016 do të jetë 3.2%. Sipas raportit të bankës rritja do të bazohet në rritjen e konsumit të brendshëm dhe investimet e mëdha si TAP dhe Hydropower Devoll. Megjithatë ekspertët e kësaj banke thonë se perspektivat e rritjes janë të kufizuara nga mangësitë strukturore.

Në raportin e fundit të saj për Shqipërinë, Deutsche Bank thotë se rimëkëmbja ekonomike do të udhëhiqet nga investimet e mëdha, por do të hasë vështirësi për shkak të korrupsionit dhe gjendjes së vështirë të biznesit në vend. Gjithashtu një faktor pengues mund të jetë edhe çmimi i naftës në ndryshim të vazhdueshëm.

Raporti përmend edhe pritshmëritë për uljen e borxhit publik gjatë vitit 2016, si dhe mundësitë e Shqipërisë për t’u integruar në BE. Shifrat e bankës gjermane janë të njëjta me ato të Bankës Botërore.

Pin It