Panairi i Librit në Prishtinë bashkon letërsinë panshqiptare

2016-07-6-21-56-39

Ditën e martë, më 7 qershor, filloi edicioni i 18-të i Panairit të Librit në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, i cili do të qëndrojë i hapur deri në 12 qershor. Në këtë panair prezantohen më shumë se 100 botues  nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Numri i titujve të rinj e kalon 1200 ndërsa librat e tjerë arrijnë në rreth 4500 tituj.

Këtë vit tradita e vlerësimit të personaliteteve letrare vijon me shënimin e përvjetorëve të lindjes të autorëve shqiptarë dhe të huaj si Pjetër Budi, William Shakespeare, Miguel Servantes, Ndre Mjeda, Andon Zako Çajupi, Mbretëresha Geraldinë, Jusuf Vrioni, Esad Mekuli, Kasëm Trebeshina, Ismail Kadare, Rexhep Qosja dhe Adem Demaçi.

Në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë, u hap sonte Panairi i Librit, edicioni i 18-të, në të cilin deri në 12 qershor prezantohen mbi 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora shqiptare me mëse 1.200 tituj të rinj e rreth 4.500 të tjerë, të viteve të fundit.

Panairi pritet të ketë rreth 38 mijë vizitorë, ndërsa në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendësministri i Kulturës i Shqipërisë, Zef Çuni.

Edicioni i parë i këtij panairi të letërsisë shqiptare u mbajt në 17-22 nëntor të vitit 1999, pra menjëherë pas luftës.

Pin It