Dhori Kule: “Nuk do të ketë konkurs për pranimin në universitet”

dhori1

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, njoftoi se nuk do të ketë konkurse për pranimin në universitet, sic është përfolur më parë nga ministrja e Arsimit.

Matura shtetërore nuk është më kriter për pranimin në universitet, por kusht për të nisur shkollën e lartë do të jetë vetëm mesatarja e tre viteve të kryera në arsimin e mesëm.

Edhe pse ligji i arsimit të lartë përcakton që e drejta e pranimeve i takon Universitetit, vendosja e mesatares  për pranim në shkollë të lartë do t’i lihet qeverisë për të vendosur.

Po ashtu, një ndryshim tjetër që prek arsimin është shpallja e fituesve në universitete në muajin korrik, dhe jo në shtator siç ishte me ligjin e vjetër.

Këto ndryshime hyjnë në fuqi për maturantët e këtij viti.

Pin It