Kreditë e këqija problem, ndryshojnë procedurat e regjistrimit të shtëpive

kredite-e-keqia

FMN-­ja dhe Banka Botërore i kanë  evidentuar kreditë me probleme si një çështje shqetësuese për Shqipërinë.

Një pjesë e madhe e kredive me probleme është e kolateralizuar me pasuri të patundshme dhe është e koncentruar kryesisht në sektorin e ndërtimit.

Për këtë arsye, me kërkesë të autoriteteve shqiptare, një mision i asistencës teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) u paraqit në Tiranë gjatë periudhës 27 prill ­-4 maj 2015 për të ndihmuar autoritetet shqiptare në zhvillimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për adresimin e situatës së kredive me probleme (NPL) në sistemin financiar shqiptar.

Në raportin përfundimtar të dërguar nga FMN­ja është konkluduar se trajtimi i problemit të NPL­ve është i rëndësishëm për ringritjen e nivelit të kreditit në Shqipëri”­thuhet në relacion. Në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për këtë problem u sugjerua ngritja e një grupi pune ndërinstitucional të nivelit të lartë, i cili kishte si synim adresimin dhe reduktimin e nivelit të kredive të këqija në sistemin bankar.

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e procedurave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, nisur nga niveli i lartë i kredive të këqija dhe abuzimi me hipotekat e shtëpive që lihen garanci.

Pin It