Dibër, nga numërimi i votave kryeson kandidati Muharrem Rama

 

20160910093646423646

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve lokale në Dibër vijon. Sipas të dhënave të deritanishme të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve janë numëruar gjithsej 52 nga 118 qendra votimi.

Sipas të njëjtit burim nga numërimi i deritanishëm kryeson kandidati i koalicionit të majtë Muharrem Rama. Diferenca në vota midis dy kandidatëve është rreth 2395 vota. Konkretisht kandidati Rama ka marrë 9630 vota, ndërsa Sherefedin Shehu 7235 vota.

Procesi i numërimit të votave nisi të hënën rreth orës 10:45, ndërsa në zgjedhje morën pjesë 60% e votuesve dhe asnjë kuti votimi nuk rezulton e parregulltë.

Pin It