Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, Klosi prezanton ndryshimet ligjore për të verbërit

cieco_800x600

15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe shënon përpjekjet e individëve me aftësi të kufizuar të të parit për të përmirësuar standardet e jetesës në vendet ku ata jetojnë.

Në këtë ditë nxënësit e Institutit të të Verbërve do të vizitojnë Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ku do të priten nga ministri Bledi Klosi dhe do të njihen me ndryshimet ligjore për detyrimin e të gjitha institucioneve për përshtatshmërinë për personat me aftësi të kufizuar.

Ligjet synojnë lehtësimin e kushteve fizike dhe infrastrukturore për të mundësuar lëvizjen autonome të personave të verbër. Gjatë takimit do të diskutohen problematika të ndryshme që shjetësojnë këtë komunitet si aksesi në informim, arsimi i integruar, punësimi, gjithëpërfshirja në aktivitete kulurore e sportive etj.

Kjo ditë ka si qëllim sensibilizimin e institucioneve dhe shoqërisë për realizimin në praktikë të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar të të parit dhe promovimin e vlerave të tyre.

Pin It