Nis diferencimi i mbetjeve, bashkëpunim me Bashkinë e Veronës

maxresdefault-2

Bashkia e Tiranës ka filluar tashmë procesin e diferencimit të mbetjeve që në burim. Në kryeqytet do të instalohen kontejnerë modernë me ngjyra të ndryshme, të ndarë sipas kategorive të mbetjeve.

Po ashtu përmes një broshure nga Bashkia e Tiranës janë njoftuar qytetarët për mënyrën se si duhet bërë ndarja e mbetjeve. çfarë do të sjellë një Tiranë më të pastër, ku ndryshimi sigurisht që nuk mund të vijë vetëm nga institucionet, por nga vullneti dhe dëshira e gjithsecilit prej nesh për të pasur një qytet më të pastër.

Këto broshura kanë filluar të shpërndahen në çdo shtëpi në Tiranë, për të sensibilizuar qytetarët që të në ndjekin këtë iniciativë të re.

Memorandumi i lidhur mes Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Veronës parashikon krijimin e një ndërmarrjeje publike (Sha) të përbashkët të quajtur EcoTirana (në raport bashkëpunimi 51% Bashkia Tirane, me 49% Bashkia Veronës), që do të sjellë mundësi për përmirësimin e mjeteve dhe shërbimit për një qytet më të pastër.

Pin It