Smartphone-t, shpërqëndruesit kryesor të fëmijëve

mobile-smartphones-pile-ss-1920

Statistikat e mashable.com thonë se 47% e prindërve amerikanë iu dhurojnë fëmijëve të tyre smartphone. Vetëm 20% e prindërve që kanë fëmijë nën 18 vjeç nuk ju kanë dhuruar fëmijëve asnjë mjet teknologjik.

Ky fenomen krijon një lloj shpërqëndrimi nga çështjet që fëmijët duhet të jenë të fokusuar si detyrat e shkollës, mësimet e reja, etj.

Statistikat thonë se përveç smartphoneve prindërit ju dhurojnë fëmijëve edhe tablet, eReader, e mjete të tjera që përveç funksionalitetit që kanë arrijnë të marrin një pjesë të madhe të kohës duke lënë pas dore detyrimet primare.

Ndaj prindërit duhet të mendohen mirë përpara se t’u bëjnë dhuratë një smartphone apo tablet fëmijëve të tyre.

 

 

Pin It