Ecja në ajër të ndotur, më shumë dëme se përfitime

Ecja, apo aktivitetet e tjera fizike janë tregues të një shëndeti të mirë. Mirëpo, kjo ndryshon kur ajri nuk është i pastër. Hulumtimet britanike kanë zbuluar se doza e ajrit të cilën e thithin pleqtë kur ecin në qendër të Londrës më shumë shkakton dëme sesa të mira.

Edhe pse ecja aktive rekomandohet nga ekspertët si pjesë e stilit të shëndetshëm të jetesës, hulumtuesit kanë zbuluar se ecja në ajër të ndotur mund t’i bllokojë arteriet dhe ta çrregullojë funksionin e mushkërive.

Për këtë studim janë testuar 119 persona mbi moshën 60 vjet – 40 prej të cilëve ishin të shëndetshëm, 40 kishin ndonjë sëmundje të mushkërive, dhe 39 prej tyre kishin sëmundje ishemike të zemrës.

Hulumtimet e mëhershme nga britanikët kanë treguar se ekspozimi afatgjatë në ajër të ndotur shpie në inflamacionin e enëve të gjakut, duke i përfshirë enët të cilat e furnizojnë zemrën

 

Pin It