“Eh ç’të bën paraja!”, një komedi për njerëzit dhe paratë

tiranaxxl_tkes

Trupa teatrale e teatrit profesionist të Gjirokastrës “Zihni Sako” sjell në Tiranë komedinë “Eh ç’të bën paraja!”.  Në datat 21 dhe 22 maj në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” publiku kryeqytetas do të ketë mundësinë të ndjekë transformimin e njeriut përballë fuqisë së parasë.

Përsiatjet e dikujt që gjen rastësisht në metro një çantë plot me para dhe situatat komike që pasojnë do të shpalosin disa të vërteta të karakterit njerëzor.

Vepra i takon autorit anglez Ray Cooney dhe vjen nën drejtimin e regjisorit Vasil Cullka dhe nën interpretimin e aktorëve Klement Konomi, Liljana Ristani, Aleksander Kondi, Viktor Caro, Kudret Alikaj, Rapo Kapurani, Seljana Dalipaj, Drini Hila.

 

Pin It